Ndryshime në Spitalin e Pukës, emërohet drejtuesi i ri i shërbimit spitalor
Ndryshime në drejtimin e shërbimit spitalor në Pukë. Dr. Lekë Lleshi është emëruar në krye të këtij shërbimi, pas largimit të paraardhësit të tij, Dr. Qazim Arifaj.
Lleshi është pjesë e stafit mjekësor të Spitalit të Pukës dhe ka përvojë edhe në drejtimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor. Më herët, ai ka drejtuar Qendrën Shëndetësore të Qelzës dhe atë të Fushë-Arrëzit.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Dr. Qazim Arifajt nga posti i drejtuesit të shërbimit spitalor në Pukë. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes.
Me marrjen e detyrës së re, Dr. Lekë Lleshi do të drejtojë shërbimin spitalor në këtë institucion shëndetësor, i cili mbulon nevojat mjekësore të banorëve të Pukës dhe zonave përreth.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



