E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet e reja, drejtori i Rrugores: Qëllimi, më pak aksidente
Lajme

Ndryshimet e reja, drejtori i Rrugores: Qëllimi, më pak aksidente

Kanë hyrë në fuqi më 7 gusht 2026 ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të rrepta ndaj shkelësve, me synim rritjen e sigurisë dhe uljen e aksidenteve në vend.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri me dije se ligji i ri sjell ashpërsim të ndjeshëm të sanksioneve, veçanërisht për drejtimin e mjetit pa leje, përdorimin e alkoolit dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë.

Sipas ndryshimeve, personat që kapen duke drejtuar automjet pa patentë do të penalizohen me shtyrje të së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit, ndërsa për të miturit deri në 2 vite.

Një nga masat më të forta lidhet me drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Nëse një drejtues rezulton me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, ai rrezikon heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit.

Ndryshimet prekin edhe sjelljet agresive në rrugë, si ndryshimi i korsive pa sinjalizim apo manovrat e rrezikshme, për të cilat gjobat janë rritur nga 20 mijë në 60 mijë lekë, veçanërisht në zonat urbane dhe pranë shkollave.

Po ashtu, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit ndalohet jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për ata që përdorin biçikleta, motomjete deri në 50 cc dhe monopatina elektrike. Nëse një drejtues kapet dy herë brenda vitit për këtë shkelje, i pezullohet patenta.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit përmes pagesës së dyfishit të gjobës. Me rregullat e reja, pezullimi aplikohet automatikisht në çdo rast kur parashikohet nga ligji.

Masat e reja vendosin gjithashtu rregulla më të forta për drejtuesit e rinj, të cilët do të kenë kufizime më të rrepta për shpejtësinë dhe përdorimin e alkoolit gjatë dy viteve të para pas pajisjes me patentë.

Ndryshimet në Kodin Rrugor janë miratuar nga Kuvendi në muajin qershor me 84 vota pro dhe synojnë të rrisin disiplinën në rrugë dhe të minimizojnë numrin e aksidenteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.