Ndryshimi i orës, a do flejmë më shumë apo më pak?
Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë në fund të muajit tetor. Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor.
Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar sërish 03:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të kenë mundësinë të flenë një orë më shumë.
Ky ndryshim aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë.
Megjithatë, debati për heqjen përfundimtare të sistemit të ndryshimit të orës vazhdon prej vitesh. Deri tani, nuk është marrë ende një vendim zyrtar për të ndalur këtë praktikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



