E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në keye të Kadastrës Tirana Veri, emërohet Egreta Drenova
Flash

Në keye të Kadastrës Tirana Veri, emërohet Egreta Drenova

 

Egreta Drenova është emëruar në krye të Drejtorisë Vendore të Kadastrës Tirana Veri, duke zëvendësuar Ergyst Skenderin, i cili po përballet me akuza që lidhen me korrupsionin.

Ndryshimi në drejtimin e kësaj drejtorie rikthen vëmendjen te administrimi i pronave, transparenca dhe ligjshmëria e procedurave. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: A do të sjellë drejtuesja e re një model tjetër menaxhimi dhe do të qëndrojë larg praktikave që kanë vënë paraardhës të saj përballë drejtësisë?

Në Kadastër janë ndërruar shumë drejtues. Disa kanë hyrë në zyra me dosje pune dhe kanë dalë prej tyre duke u bërë vetë pjesë e dosjeve hetimore.

Askush nuk po e akuzon paraprakisht Egreta Drenovën. Përkundrazi, emërimi i saj duhet të shoqërohet me mundësinë për të dëshmuar se kjo drejtori mund të funksionojë me profesionalizëm, transparencë dhe respektim të ligjit.

Paraardhësi i saj la pas një situatë të rënduar dhe çështje që tashmë u përkasin organeve të drejtësisë. Radha i takon drejtueses së re të tregojë se në Kadastër mund të ketë edhe drejtues që largohen nga detyra pa përfunduar në kronikat e lajmeve apo në dyert e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.