E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në SPAK për 21-Janarin, Bamir Topi diskret para mediave
Lajme

Në SPAK për 21-Janarin, Bamir Topi diskret para mediave

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur për mediat menjëherë pas daljes nga SPAK, ku u pyet për çështjen e ’21 Janarit’. Ai kërkoi mirëkuptim nga gazetarët, duke theksuar se detajet e hetimit janë nën sekret dhe nuk mund të bëhen publike.

Topi rikujtoi se në atë kohë ka qenë kryetar i shtetit dhe gjithmonë ka vepruar me respekt për transparencën dhe informacionin që duhej t’u jepte qytetarëve. “Kam qenë në atë kohë kryetar i shtetit dhe kam ndjekur gjithmonë çështjen e ’21 Janarit’ në respekt të transparencës për publikun. Por duke qenë se procedura është ende nën hetim, nuk mund të jap më shumë detaje. SPAK po punon për të zbardhur të vërtetën dhe për të ndriçuar ngjarjet e asaj dite tragjike”, tha Topi.

Ai shtoi se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të ofrojë informacion të saktë dhe të ruajë besimin e publikut, duke theksuar rëndësinë e respektimit të procesit ligjor dhe punës së organeve hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.