E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Negociatat e fundit të ish-kryebashkiakut, zbardhet plani i Veliajt
Flash

Negociatat e fundit të ish-kryebashkiakut, zbardhet plani i Veliajt

Analisti Basir Çollaku, i ftuar në emisionin Log, deklaroi se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur negociata për një formë amnistie, dhe jo për rikthim në detyrë. Sipas Çollakut, dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese ishte një veprim i pritshëm, por realisht kapitulli i Bashkisë për Veliajn është mbyllur.

Ai theksoi se strategjia e Veliajt duket të jetë kanalizimi i akuzave vetëm në veprime personale, veçanërisht në lidhje me bashkëshorten, dhe jo në bashkëpunëtorët ose struktura më të gjera. “Veliaj po negocionte amnistinë, jo Bashkinë”, u shpreh Çollaku.

Sipas tij, edhe pse përmenden disa skandale të mëdha si inceneratorët, 5D apo lidhjet me grupin Ndragheta, Veliaj nuk figuron me akuza direkte në asnjërën prej këtyre dosjeve. Ai nënvizoi se në një bashki që ka përfituar rreth 500 milionë euro nga fondet publike, nuk mund të mos ketë përgjegjësi të drejtpërdrejta.

Çollaku vuri në dukje se për të ndërtuar një akuzë serioze ndaj Veliajt, nuk mund të anashkalohet rol i kryeministrit, i cili, sipas tij, duhet të merret në pyetje. Ai shtoi gjithashtu se shumë politikanë në Shqipëri janë gjykuar për atë që nuk kanë bërë, dhe jo për atë që kanë bërë, duke lënë të kuptohet se drejtësia shpesh është selektive.

“Ka treguar se nuk është gjykatëse resht. Ka përcjellë qëndrime ndryshe, në bazë të asaj që ka patur në tryezë. Por edhe këtë ide apo akt veprim të dërgimit në GJK nuk është surprizë. Të gjithë e prisnin të ndodhte. Veliaj po negocionte amnistinë jo bashkinë.

Në gjithë akuzën po thuhet se çka bërë me të shoqen jo me shokët. Janë gjëra personale. Janë shumë dosje, inceneratorët, 5D, Ndragheta, në asnjërën prej tyre nuk e gjen me akuzë.

Mjafton inceneratori, nuk ke asnjë akuzë. Veliaj me 1 mld euro për 10 vjet nuk e gjen me asnjë akuzë. Nëse kanë marrë 500 mln euro nga bashkia, kryeministria kanë hyrë në paratë publike me vjedh. Amnistia është te kanalizimi i akuzës.

Për të shkuar te akuza nuk mund të shmangësh kryeministrit, pa e marrë në pyetje, dëshmi. Edhe puna telefonave është histori në vete, ti lëmë. Kjo historisë, shumë politikanë janë gjykuar se për çfarë nuk kanë bërë se për çfarë kanë bërë,” u shpreh analisti Basir Çollaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.