E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Negociatat, Rama bëri blofin”/ Alizoti: Është një turp, të jap dorëheqje
Politikë

“Negociatat, Rama bëri blofin”/ Alizoti: Është një turp, të jap dorëheqje

“Ky është një blof. Ajo që ka bërë Rama në këtë rast është një pafytyrësi sepse ka disa procedura. Për çelje negociatash duhet të kalohet në disa etapa. Nuk mund të thuash që Shqipëria ka marrë çeljen pa përfunduar i gjithë procesi. Atëherë asgjë nuk u bë zyrtare sepse nëse do të ishin hapur negociatat, do të ishin hapur. Unë për këtë situatë nuk bëj përgjegjës Bushatin, por të parin e vendit. Bushati ka mbetur në një situatë politike ku nuk lëviz dot.

Përgjegjës për këtë lëmsh është Rama dhe po të kishte një etikë politikani dhe shtetari, ai do të kërkonte ndjesë dhe do të jepte dorëheqjen. Kjo gjë nuk është e dëgjuar gjëkund, nuk e bën asnjë njeri në Ballkan.

Kjo është e turpshme dhe nuk merrem më me veshjen e Ramës.  As nuk dua ta komentoj. Të mos ikim nga tema, Shqipëria sot është në një fatkeqësi të madhe sepse mban peng edhe Maqedoninë” ka deklaruar ndër të tjera ish deputeti demokrat Tomorr Alizoti nga studio e “Opinion”, gjatë diskutimit për hapjen e shampanjës  për çeljen e negociatave para kohe nga kryeministri Rama në 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.