E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna kërkon djalin 16-vjeçar: E nisa në shkollë, ma mori policia
Lajme

Nëna kërkon djalin 16-vjeçar: E nisa në shkollë, ma mori policia

Protestat janë shtrirë edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Durrës, një nënë ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur për të mësuar se ku ndodhej djali i saj 16-vjeçar, pasi ai ishte shoqëruar nga policia teksa po kthehej nga shkolla.

Sipas saj, i mituri ishte nisur në këmbë për në shtëpi, pasi nuk kishte pasur autobusë, por është marrë nga policia së bashku me persona të tjerë. Nëna tregon se ka telefonuar vazhdimisht për të mësuar për fatin e të birit, por nuk ka marrë përgjigje.

“Kam djalin, ka dalë nga shkolla dhe është nisur në këmbë sepse nuk ka pasur autobusë dhe e kanë marrë bashkë me të tjerët, e kanë futur brenda. 16 vjeç është, viti i dytë në shkollë të mesme.

Policia nuk hap as telefonin të thotë se e kemi marrë neve. Unë i bie telefonit të djalit, ai hiç. Derisa erdhi burri nga puna dhe erdhi e gjeti këtu.

Nëna pa informacion për djalin

Tani që morëm vesh se është në polici, nuk na japin asnjë informacion sesi është fëmija”, shprehet nëna.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.