Neni 449 dhe vendosja e Drejtësisë në vend
Neni 449 “nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë apo të dënimit kur synohet rëndimi i situatës së të dënuarit”. Për hir të së vërtetës, synimi i ligjit të procedurës penale nuk duhet të jetë rëndimi apo lehtësimi i situatës së askujt, por thjesht vendosja në vend e drejtësisë. Gjë që mesa duket, ky nen në mos e pengon, e vështirëson shumë.
Kuptohet, që, në teori, Kodi i Procedurës Penale e lë të hapur mundësinë që “nëse pas vendimit dalin ose zbulohen prova të reja që tregojnë se vendimi është i gabuar, një çështje mund të rigjykohet”. Por si do të veprohet në praktikë?
Si do të veprohet me ata që kanë dalë të pafajshëm për masakrën me pronat në Shqipëri, më korrupsionin në gjyqësor, e me dhjetra “pafajësi” nga krime ordinere që i kanë blerë me lekë në dorë nga gjyqtarë banditë?
Presioni që paketa e reformës në drejtësi të kalojë sa më parë është mjaft i madh, si nga shqiptarët që u lodhën duke pritur të bëhemi një vend normal, edhe nga ndërkombëtarët që “iu shkoi buza mbrapa veshit”. Por ky presion, kjo urgjencë, nuk justifikojnë asnjë lloj cedimi ndaj dhënies së drejtësisë prandaj ky nen duhet korigjuar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



