E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Neomalësorja’ zbulon bisedën e fundit me Ramën pas largimit
Lajme

‘Neomalësorja’ zbulon bisedën e fundit me Ramën pas largimit

“Më tha që do ngelem vetëm”

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka zbuluar detaje nga komunikimi i saj me kryeministrin Edi Rama pas vendimit për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.

E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Koçeku tha se kishte zgjedhur me vetëdije të mos komunikonte menjëherë me kreun e qeverisë, në mënyrë që vendimi i saj të mos ndikohej nga askush.

“Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij”, u shpreh Koçeku.

Ish-deputetja theksoi se nuk dëshiron të bëjë publike të gjithë përmbajtjen e bisedave me Ramën, pasi i konsideron ato private. Megjithatë, ajo zbuloi një pjesë të mesazhit që, sipas saj, mori nga kryeministri.

“Janë biseda private dhe preferoj të qëndroj korrekte. Ai më paralajmëroi se do të mbetem vetëm dhe se nuk do të më besojë askush pas këtij akti, as njerëzit e mi të maleve prej nga vij. Unë ia kam konfirmuar dhe vazhdoj t’ua konfirmoj të gjithë atyre që besojnë te kryeministri se unë nuk do të mbetem vetëm. Jam mësuar të jem e pavarur, është pjesë e karakterit tim dhe nuk tërhiqem. Nuk ka kthim pas në këtë vendim”, deklaroi Koçeku.

Sipas saj, largimi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ishte një vendim tërësisht personal dhe i mirëpeshuar, ndaj edhe zgjodhi ta bënte publik pa u konsultuar më parë me askënd. Koçeku ritheksoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, duke e cilësuar vendimin e saj si përfundimtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.