E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse kjo quhet drejtësi, u bëftë mirë “buka e gojës” dhe “buka e kalamajve”!
Lajme

Nëse kjo quhet drejtësi, u bëftë mirë “buka e gojës” dhe “buka e kalamajve”!

Ylli Manjani

Është e pabesueshme se si e me ç’sukses transferohet përgjegjësia ligjore tek njerëzit/zyrtarët që skanë gjë në dorë, për të fshehur përgjegjësinë e atyre që marrin vendime realisht me pasoja kriminale.

Dmth kërkohet përgjegjësi ligjore tek deputetët, gjykatësit e prokurorët, nënpunësit e thjeshtë, tek opozitarë e gazetarë, tek denoncues publikë e madje edhe tek hallexhinj që detyrohen të paguajnë bakshish për të marrë një shërbim. Për disa prej tyre përgjegjësia është penale madje.

Ndërkohë që ata që realisht vendosin për fatin e parasë e pasurisë publike, madje edhe për fatin e pasurisë private e të drejtave ligjore të individit, janë “të pastër” dhe të pakërcënuar nga asnjë përgjegjësi ligjore.

Ata janë gjithmonë akuzues të të tjerëve, ndërkohë që vetë vendosin çfarë u do qejfi! Biles janë edhe më të votuar për këtë gjë.

Shkurt, sistemi i përgjegjësive ligjore në këtë shtet ngarkon me barrë gjithmonë atë që ska gjë në dorë, atë që i bën karshillëk vendimmarrësve, të pamundurit dhe viktimat.

More gjithmonë, po gjithmonë ndodh kështu!

Si ka mundësi?!

Nejse, po nëse kjo quhet drejtësi, u bëftë mirë “buka e gojës” dhe “buka e kalamajve”!

U bëftë mirë deri sa ta villni, duke kërkuar të pafajsinë tuaj në sistemin abuziv të legenosjes për “bukën e gojës”.

Se me rradhë është kjo punë ore! Sot janë “përgjegjës” këto që i shani, nesër është radha juaj.

Mos mendoni se janë në radhën e përgjegjësisë ata që vendosin për paranë, pasurinë e interesat tuaja! Harrojeni!
****
Si tha kujdestari:
“Po, hani ju, hani!”..😉

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.