E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse SPAK-u bëhet “bir kurve”
Lajme

Nëse SPAK-u bëhet “bir kurve”

Dritan Zagani ish-shefi antidrogës Fier, denoncuesi i parë i narcoshtetit shqiptar, e nxori Edi Ramën nga binarët në Bazel. Aty ku ai ka shkuar të prezantoj një gjë arti, Dritani filmoi e na solli pamjet e hargalisjes, ku bagazhieri ambasador, mbante çantat e shefit në ditë private.

Sekëlldisur nga gangrena e shkaktuar prej protestës, gjuhë-lëshuar Rama solli harbutërishten e tij duke thënë se :

Ka rreth njëzet vjet që kam thënë se s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme. Sot, dy dekada më vonë, ajo fjali qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj”,

Së pari ku ka xhep që nxë plaçkitjen tënde, familjarëve të tu, në shifra marramendëse. Ndaj i ke degdisur nëpër xhepa ofshor.
Shpi e katandi janë gënjeshtra e parë. U the studentëve se e sajove me lek emigracioni. Harove herën e dytë e më vonë nxore bidatin se ta kishte bërë gruaja me pajën e saj.

Në xhepat e kujt kanë përfunduar
Miliardat e kanabizimit të Shqipërisë, ku ishe administrator

Abuzimet 430 milionë euro të inceneratorëve

Koncensionet qindramilionëshe, dy prej tyre mbi 1 miliardë

Investimet strategjike ku shumica janë trafikantë narkotikësh, por ortakë qeverie.
Miliardat e tregtarëve të kokainës nga Amerika Latine, të cilëve u jep leje për pastrim parash, në kulla e resarte bregdeti

Po te AKSHI-Balluku-Aruba në tre dosje miliardash drogë, parash e prone publike, ku emri yt përmendet më shpesh se akrepat e orës. Të cilat duhet të të kishin marrë të pandehur.

Po paketa e Maleve, anijet e energjisë, aeroporti i Vlorës, smart city, tregëtia e armëve, Porto Romano, Alabari?

Po te bakllavaja e Zvërnecit ke pjesë personale apo familjare?!

Po me çunat e Dubait ke ndonjë akt dhe pakt, për transportet me çarter, e ngarkesat jo krejt anonime?!

Po me Soros sa masakër financiare e të tjera kusure keni prodhuar?!

Ka plot. Ka pafund.

Euforisë sunduese i mungon një fjali.

Po hajdut KM.

Duhet një ditë që SPAK të bëhet bir kurve, siç ta thotë rradakja ty. Një ditë. 24 orë bir kurve. Dhe në darkë gjendesh në pranga. Me gruan dhe vëllanë. Me llogari të boshatirura nëpër botë. Me miliarda të kthyera në buxhet. Por nëse ata proku-gjyqtarë, nëse, janë pak me sjellje kurvërore,.për shkak mëkatesh ti gjen guxim ende, e gatuan ajër me rigon…

Por merre shtruar.

Janë ca bij kurvash shqip e anglishtfolës që ti kanë futur duart në xhep. Qenkan thellë si pus. Një.Zot e di sa çudira do të dalin. Ka nisur. Ndaj të ka ikur bleta…

Prokurorë e gjyqtarë, agjentë të BKH, bëjani hallall gjuhës së krisur e bëhuni një ditë “bij kurvash” duke i shërbyer vendit. Në xhepat e brekushes KM, ka një.ishull thesari të vjedhur..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.