Nëse vdes,pensionin e fundit duhet ta kthesh!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Cinizmi i një shteti që nuk fal as muajin e fundit

Më 14 nëntor kam humbur bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë. Muaji i fundit ishte fatal. Kishte dalë në pension. Më datë 20 i kishte kaluar pensioni në një bankë të nivelit të dytë. E tërhoqi vajza në bankomat. Ndërkohë duhet të merrnim shpenzimet e varrimit diku tek 30.000 lek. Kjo shumë ku dhe pas 3 muajsh nuk po kalonte në llogari. U interesova tek sigurimet shoqërore dhe më thanë se ju keni tërhequr pensionin e plotë të muajit. Duhet të merrnim vetëm 14 ditë që ai ishte në jetë dhe pjesën tjetër duhet ta kthenim mbrapsht se ndryshe nuk i merrnim shpenzimet e varrimit. U detyrova dhe depozitova pensionin e plotë të një muaji që të bëhet diferenca dhe më bie të marr diku tek 10.000 lek.

Ndërkohë që shpenzimet e mia për gjithë ceremoni më shkuan më shumë se 5 milion.
Ajo që desha të theksoj , është për ata pensionistë të shkretë që marrin një pension qesharak, nuk kanë fëmijë ose familje, punuan një jetë të tërë me turne dhe mos përfitojnë edhe pensionin e muajit të fundit të jetës së tyre? Në vend që t’u jepnin edhe një muaj shtesë, ky është poshtërim për mua. Im shoq punoi 40 vite dhe përfitoi vetëm 3 vite. Ku vajtën gjithato kontribute?

E përsëris edhe njëherë, më vjen keq për pjesën e vuajtur dhe të pamundur. E zëmë të ndodh më datë 5 duhet ta kthesh pothuajse të tërë. Tmerr.

Pensione të ulëta, shteti nuk të përgjigjet nuk e di kam ngelur e shokuar. I shton pensionet 800 lek në muaj çmenduri.

Ua shkrova juve se ju shkruani për ketë shtrese, duke ju bërë edhe një poshtërsi tjetër në kurrizin e tyre.

Elona Caslli

 

Publikuar nga Publik Media