Nga SPAK te pasarelat e luksit, Monika Kryemadhi bëhet modele
E njohur për batutat spontane dhe deklaratat e saj gjatë paraqitjeve në SPAK dhe GJKKO, Monika Kryemadhi duket se po provon një tjetër rol, atë të modeles.
Ish-deputetja është shfaqur në një seri fotografish për markën e veshjeve luksoze Twinset Milano, e cila ka hapur dyert edhe në Tiranë. Në imazhet e publikuara, Kryemadhi pozon me veshje elegante në ambientet e dyqanit, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje ndryshe nga ajo me të cilën është mësuar publiku ta shohë në skenën politike.
Në këtë album fotografik, përveç veshjeve dhe aksesorëve luksozë, bie në sy edhe një detaj që shoqëron Kryemadhin në poza: cigarja.
Nga deklaratat politike dhe paraqitjet para institucioneve të drejtësisë, te pozat për një markë mode, Kryemadhi shfaqet kështu në një tjetër dimension publik, larg zhvillimeve të zakonshme politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







