“Nga zyra e Ergys Agasit mund të jenë urdhëruar vrasje”
Gazetarja plas deklatat e forta: Ka video seksi e shantazhi, ja ku mund të ndodhet ai
Deklarata të forta janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me aktivitetin e dyshuar të Ergys Agasit, duke ngritur dyshime serioze për veprimtari kriminale.
Sipas Llabanit, në ambientet e zyrës së Agasit mund të ketë materiale komprometuese, përfshirë video intime dhe elementë që lidhen me shantazh.
“Ka shumë materiale në zyrën e tij. Përveçse ka video seksi, shantazhi, mund të jenë urdhëruar vrasje të individëve nga ajo zyrë. Pengmarrje janë bërë. Tani nuk e dimë”, u shpreh ajo.
Gazetarja theksoi gjithashtu se zyra e tij frekuentohej nga persona me poste të rëndësishme në administratë, të lidhur me sektorë kyç si pronat dhe ministritë. Kjo, sipas saj, ngre pikëpyetje të forta mbi natyrën e bisedave dhe marrëveshjeve që mund të jenë zhvilluar në atë ambient.
“Një pjesë e mirë e atyre që frekuentonin zyrën e tij janë persona që drejtonin drejtori kyçe që kanë lidhje me pronat, me ministritë…”, deklaroi Llabani, duke lënë të kuptohet për një rrjet të mundshëm ndikimi.
Më tej, ajo shtoi se ekzistojnë informacione se SPAK i ka kërkuar Agasit të dorëzohet, ndërsa dyshohet se ai nuk është larguar nga Shqipëria.
Sipas Llabanit, ai mund të ndodhet në një zonë mes Durrës dhe Shijak, ku përflitet për aktivitete të lidhura me lojëra fati dhe shuma të mëdha parash, në rrethin e tij të ngushtë.
Deklaratat e bëra pritet të nxisin reagime dhe verifikime të mëtejshme nga institucionet ligjzbatuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



