Ngjela tregon se kush do të jetë kurbani i parë i Kryeprokurorit të ri
I ftuar në emisionin ‘’Studio e Hapur’’ në News 24, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela është shprehur lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Sipas Ngjelës Kryeprokurori i ri do të heq disa prokurorë nga puna mes tyre edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi sipas tij janë emëruar të gjithë nga Saliu.
“Mos ka ndonjë gjë që shqetëson palët? Ky i riu. Çfarë ka në dorë ky, emërime… Prokurori i Krimeve të Rënda, ikën. Janë të gjithë të Saliut këta, janë emëruar nga ky të gjithë. Për reformën në drejtësi kemi një test. Opozitën e kanë futur me dhunë ndërkombëtarët që ta votojë. Ka prokurorë hajdutë pasi janë bashkuar me krimin. Mos bllokoni ndërkombëtarët pasi ka nisur hetimi. Në këto 7 kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm, ndërkombëtarët do zgjedhin vetëm një kryeprokuror. Kush ka futur duart do ikin të gjithë”,- tha Ngjela.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



