E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nipi i vdiq në aksidentin në Vlorë, daja i Leandros: Vrasje me dashje!
Flash

Nipi i vdiq në aksidentin në Vlorë, daja i Leandros: Vrasje me dashje!

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, e cila akuzon Bajramajn për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Gjatë seancës gjyqësore, i akuzuari shprehu pendesë për ngjarjen e rëndë dhe kërkoi falje për humbjen e jetës së të miturit.

“Më vjen keq për atë që ka ndodhur, nuk e kam bërë me qëllim”, është shprehur Bajramaj para trupës gjykuese.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, familjarët e viktimës 17-vjeçare kërkuan dënim maksimal dhe ashpërsim të ligjit për drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidente të tilla.

“Ne kërkojmë drejtësi për Leandron. Ai e mori atë që meritonte, por ligji duhet të ashpërsohet. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, i dehur dhe i papërgjegjshëm, kjo është vrasje me dashje,” tha daja i viktimës.

Aksidenti tragjik ndodhi disa ditë më parë në një nga bulevardet kryesore të Vlorës, ku makina që drejtohej nga Bajramaj përplasi për vdekje të riun Shametaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.