Nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë me 50 viktima në Maqedoninë e Veriut

Tragjedia me 50 viktima/Klubi i natës ishte mbushur plot me njerëz, ja si u përhap zjarri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 50 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate të mbushur me rreth 1500 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një feste, kur zjarri ka shpërthyer, duke shkaktuar kaos dhe panik tek të rinjtë. Sipas raportimeve të mediave lokale, dyshohet se shkaku i shpërthimit të flakëve ka qenë përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore të bendit maqedonas DNA.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipet e zjarrfikësve, ambulanca dhe autoritetet policore, por fatkeqësisht, shumica e viktimave kanë pësuar dëmtime të rënda dhe nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të zjarrit, por dyshohet se përdorimi i lëndëve piroteknike brenda ambienteve të ngushta të klubit ka shkaktuar shpërthimin. Prokuroria e Koçanit ka njoftuar se disa persona, të cilët kanë organizuar festën dhe menaxhuar sigurinë e klubit, janë arrestuar dhe do të hetohen për përgjegjësinë e ngjarjes tragjike.

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.

Publikuar nga Publik Media