E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një mëngjes viti nën valsin e Vjenës
Lajme

Një mëngjes viti nën valsin e Vjenës

Marieta Merkuri

 

Ka diçka të pazëvendësueshme në mëngjesin e këtij 1 janarit, si cdo vit , kur bota ende flet me zë të ulët dhe televizori hapet jo për lajme por për muzikë.
Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë nuk është thjesht një shfaqje por një ritual i heshtur që na kujton se eleganca dhe qetësia kanë ende vend në jetën tonë të shpejtë.

Në Sallën e Artë të Musikverein-it, çdo gjë duket e përkryer, lulet, drita, uniformat, gjestet e dirigjentit, këtë vit më i qeshur dhe energjik. Por magjia e vërtetë ndodh përtej skenës, tek shikuesi që ndalon për një orë së menduari për vitin që shkoi dhe atë që vjen e nën tingujt e Strauss-it, koha nuk matet me minuta por me ndjesi.

Valsi nuk të fton të nxitosh por të fton të rrotullohesh ngadalë, të marrësh frymë, të kujtosh se bukuria shpesh është e thjeshtë.
Po presim
“Danubi Blu” që rrjedh si një premtim paqeje ndërsa “Marshi Radetzky” na zgjon me optimizëm, duke na bërë pjesë të së njëjtës rrahje zemre, kudo që ndodhemi.

Cfarë mrekullie…e në një botë të zhurmshme, Koncerti i Vjenës është luks i rrallë për ne, luksi i qetësisë, i traditës dhe i shpresës.
Ndoshta prandaj vazhdojmë ta dëgjojmë çdo vit jo vetëm për muzikën, por për ndjesinë se, të paktën për pak çaste, gjithçka është në harmoni.
Gëzuar 2026🥂

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.