Një person gjendet i pajetë në Lungomaren e Vlorës
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në bregun e detit, përgjatë zonës së Lungomares në Vlorë.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 07:00, kur në këtë zonë u gjet trupi i një shtetasi, i cili dyshohet se është mbytur në det. Viktima është identifikuar si shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave. Deri në këtë fazë, shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e rastit, ndërsa në orët në vijim priten informacione të tjera zyrtare nga autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


