Një pyetje për gazetarët investigativë,dhe supa e vjedhur nga Ilir Beqja
Naim Noka
Beqaj që përlau edhe supën nga fondet e BE-së në restorantin “GZONA” duket ironike por ishin makaronat dhe tasi i supës që hajduti më i gjatë në historinë e Europës të shkojë në qeli.
Në Shqipëri nëse je ish-funksionar i lartë si ish-ministri Ilir Beqaj dhe njëkohësisht mik i ngushtë i kryeministrit arrestohesh për pilaf me pulë por jo për abuzimin me qindra milion euro të koncensionit famëkeq të “Sterilizimit”.
Ky rast të lë pa fjalë dhe sinqerisht vë në dyshim edhe planin e arrestimeve me regji të SPAK. Kur vjedh fondet e Bashkimit Europian, SPAK-u të vë prangat edhe për supë. Mediat kanë raportuar gjerësisht për skandalin e koncesionit të sterilizimit ku shokë klase të Beqajt tashmë janë burg , por buja që tronditi sot publikun ishte se Beqaj akuzohet për përvetësim fondesh të BE-së në restorantin “GZONA”, ku nuk ka lënë pa marrë as supën e varfër.
Unë kam vetëm një pyetje të thjeshtë për gazetarët investigativë; Klodiana Lala, Anila Hoxha, Artan Hoxha etj, në lidhje me BKH dhe prokurorët e SPAK : Pse prokurorët po mbronjnë politikanët që dalin në përgjimet e SKY ECC ku permenden me emra?
Pse kur duan të shpëtojnë dikë që del me inicialet: ER, IM, IB, ST, TD, SC, AL, TD, EV,ES, TB … e klasifikojnë të paidentifikuar? Kush nga kolegët gazetarë më përgjigjet?!
Kjo ngjarje ka hedhur dritë mbi një realitet të hidhur ku pangopësia e atyre që janë në pushtet nuk njeh limite.
Pavarësisht pozicioneve të larta dhe privilegjeve të shumta, lakmia dhe korrupsioni duket se nuk kanë skrupuj as te tasi i supës për disa individë. Beqaj, i cili u vendos në krye të agjencisë SASPAC, supozohej të kujdesej për donacionet ndërkombëtare, por ato përfunduan në xhepat e tij dhe të rrethit të tij të ngushtë. Nuk kishte dhuratë më të hidhur për ditën e 60 -vjetorit të kryeministrit Rama prangat ndaj shokut të hershëm të basketbollit Beqja.
Ky arrestim ka zbuluar një diferencim të dukshëm në trajtimin e abuzimeve me paratë e taksapaguesve. Kur bëhet fjalë për fondet europiane, drejtësia lëviz me një shpejtësi dhe seriozitet të madh. Por, kur bëhet fjalë për paratë e shqiptarëve, drejtësia duket se lëviz më ngadalë, duke u lejuar të korruptuarve të vazhdojnë vjedhjen pa u shqetësuar. Ilir Beqaj sapo ka marrë një tender 700 MLN lekë(shih foto poshtë)

Arrestimi i Beqajt nga SPAK është një hap i rëndësishëm, por pyetjet mbeten: a do të shohim të njëjtën drejtësi edhe për skandalet e tjera të mëdha që kanë tronditur vendin? A do të merren masa të rrepta edhe për ata që kanë përvetësuar miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë?
Për t’u dhënë fund këtij cikli korrupsioni dhe abuzimi, është e domosdoshme që drejtësia të veprojë pa dallime dhe me vendosmëri të plotë. Sepse, në fund të fundit, paratë dhe vuajtjet e taksapaguesve shqiptarë janë po aq të vlefshme sa ato të taksapaguesve europianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



