Një rrugë si shteg dhish të çon në mrekullinë e Alpeve në Theth!
https://www.facebook.com/besjan.pesha/videos/10158464243380705/?permPage=1




Nuk kisha qenë ndonjëherë në Theth. Kisha lexuar, kisha dëgjuar por nuk kisha parë. Me insitimin e Lejlës kaluam një fundjavë aty. Natyra e mrekullueshme. Malet me deborë dhe pemët e gjelbërta krijojnë një pamje madhështore që të mahnit. Njerëzit kishin krijuar çdo gjë vetë. Hotele të vogla por më shumë dashuri të ndërtuara me gur dhe dru. Shtigje për të vizituar ujvarat dhe malin. Ushqimi i rrallë! Aty ku nuk e pret gjen një larmi me gatime nga të cilat të largon veç stomaku i tejmbushur. Djemtë e fshatit të cilët kanë emigruar shpejt janë kthyer dhe kanë investuar në vendlindje. Dikush nga Anglia, dikush nga Gjermania apo Italia me forcat e tyre kanë ngritur një parajsë të vogël. Dhe funksionon. Vetëm në një fundjavë pashë turistë nga 10 vende. Të mrekulluar me natyrën dhe njerëzit por të habitur me shtetin. Në Theth kishte çdo gjë perveç shtetit. Ah, ai figuronte veç në faturën e energjisë elektrike dhe deklarimet e taksave. Rruga për të shkuar ka mbetur jo vetëm një shteg dhish, por edhe e rrezikshme. Janë vetëm 14 km, por që mbajnë peng një mrekulli të tërë. Në fshat ska asnjë infrastrukturë. Plehrat i mbledhin vetë banorët dhe i cojnë në Shkodër. Energjinë e zgjidhi Enveri. Ujin e ka zgjidhur qeveria Gjermane. Qeveria jonë mbledh vetëm lekët e dritave dhe ato te taksave. Kur dikush harron, shteti kujtohet për Thethin. I tregon dhëmbët. Dhëmbët e prishur si rruga për në Theth.
Bëjani rrugën Thethit! Kaq duan, të tjerat i bëjnë vetë!
Besian Pesha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



