E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Njoh drejtues institucioni”/ I zhvati 6,300 euro qytetarit, 54-vjeçari arrestohet në Korçë
Lajme

“Njoh drejtues institucioni”/ I zhvati 6,300 euro qytetarit, 54-vjeçari arrestohet në Korçë

Një 54-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia vendore dhe specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar 53-vjeçar për mashtrim.

Sipas policisë, i arrestuari, Ilir Zisko, i premtonte qytetarit se do t’i zgjidhte një çështje administrative duke përdorur njohjet e tij me drejtues të institucioneve shtetërore. Në këtë mënyrë, 53-vjeçari i ka dhënë disa këste, në total 6,300 euro, gjatë katër muajve të fundit.

Njoftimi i Policisë

Korçë

I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.