Njohja e shtetit të Palestinës, Turqia lëshon deklaratën e fortë
Presidenca turke ka përshëndetur vendimet e Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë për të njohur Palestinën si një shtet të pavarur.
Në një deklaratë zyrtare, Turqia theksoi se ky hap është një demonstrim i qartë i vullnetit për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat universale njerëzore. “Vendet që kundërshtojnë sulmet e Izraelit ndaj popullit të pafajshëm në Gaza dhe që njohin Palestinën, janë në anën e duhur të historisë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Sipas presidencës turke, njohja e Palestinës nga këto vende mund të inspirrojë edhe vende të tjera dhe të kontribuojë drejt sigurimit të statusit ndërkombëtar që Palestina meriton.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndjekë këtë hap historik për paqen dhe drejtësinë. Turqia do të vazhdojë të mbështesë krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, përfundon deklarata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



