Noteri Thoma S Bice, bllokon shitjen dhe mashtron qytetarët
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]
Bazuar në mesazhet, dokumentet dhe provat që ke paraqitur qytetari pranë redaksisë , kemi të bëjmë me një rast të dyshuar mashtrimi noterial dhe shkeljeje të procedurave ligjore në lidhje me një kontratë shitblerjeje të pasurisë së paluajtshme. Ky është një rast që meriton investigim të plotë dhe mund të ngrejë përgjegjësi të qarta ligjore për noter Thoma Bice.
Pogradec Korrik 2025
Një qytetar i emëruar Endri Gjorgo, denoncon publikisht veprimet arbitrare dhe të dyshimta të noterit Thomas S. Bice, me zyrë në Pogradec, i cili ka bllokuar procesin e shitblerjes së një apartamenti në kundërshtim me ligjin dhe procedurën standarde për transaksionet noteriale.
Çfarë ka ndodhur?
Më 7 Korrik 2025, në zyrën noteriale të Thoma Bice u firmos kontrata për shitjen e një apartamenti me çmim 130,000 euro. Palët ishin:
- Shitës: Endri Gjorgo
- Blerës: Genci Rapce
- Noter: Thoma S. Bice
- Banka për llogarinë noteriale: ABI Bank
Sipas kontratës, shuma duhet të depozitohej në llogarinë e posaçme të noterit për të garantuar transaksionin e ligjshëm.
Shkelja kryesore
Në vend që të kërkonte pagesën në llogarinë zyrtare noteriale, noteri ka lejuar që blerësi ta bllokojë shumën në llogarinë e tij personale, duke anashkaluar rolin e noterit si garant i kontratës dhe duke bllokuar zbatimin e saj.
Ky veprim përbën një shkelje të rëndë të ligjit për noterinë dhe transaksionet për pasuri të paluajtshme, ku llogaria e noterit është e vetmja formë e ligjshme për të garantuar sigurinë dhe vlefshmërinë e kontratës së nënshkruar.
Provat komprometuese ndaj noterit
- Mesazhet e noterit: Noteri e pranon vetë me SMS se “blerësi i ka bllokuar lekët në llogarinë e tij personale dhe jo në llogarinë noteriale”.
- Kontrata noteriale e firmosur dhe e protokolluar (Nr. Repertori 2144, Nr. Koleksioni 1351, dt. 07/07/2025), ku qartë përcaktohet që pagesa duhet të kryhet përmes llogarisë së noterit.
- Deklaratat kontradiktore të noterit, i cili herë mohon ekzistencën e kontratës, herë thotë se paratë janë të bllokuara.
- SMS të mëvonshme nga zyra noteriale, ku pranohen pengesat dhe thuhet se “Tomi do të vijë të hënën për të vazhduar veprimet”, ndonëse kontrata është firmosur që më 7 Korrik.
Çfarë pasojash ka kjo shkelje?
- Kontrata është e pavlefshme nëse shuma nuk është bllokuar në llogarinë e noterit.
- Noteri ka cenuar të drejtat e palëve dhe ka shkaktuar dëme financiare dhe morale.
- Ka dyshime për manipulim të qëllimshëm të procesit, për të shmangur kontrollin e sistemit bankar dhe për të mundësuar keqpërdorime.
Kërkesë për hetim të plotë nga Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Prokuroria
Redaksia e Publik.al i bën thirrje:
- Dhomës së Noterisë, që të nisë një hetim disiplinor ndaj Thomas S. Bice
- Prokurorisë së Pogradecit dhe SPAK, që të shqyrtojë këtë rast për shpërdorim detyre, mashtrim dhe shkelje të ligjit për noterinë.
Ky nuk është një rast i izoluar. Në shumë qytete të Shqipërisë, noteri është shndërruar nga garant i ligjit, në hallkë të korrupsionit dhe parandalimit të drejtësisë. Rasti i Thomas Bice duhet të shërbejë si një precedent për të ndëshkuar abuzimin me besimin publik dhe për të rivendosur integritetin në proceset noteriale.
Për më tepër, pas konsuktimit te dencuesit me avokatët e tij, dyshohet se e gjithë kjo ka qënë një tentativë për të përvetësuar pronën në fjalë, për shkak të nxitjeve të njëpasnjëshme nga ana e noterit qe denoncuesi të paguajë tarifat e ASHK në mënyrë që blerësi të marrë çertifikatën e pronësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


