E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish rruga
Bota

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish rruga

Fermerët grekë vijojnë sërish protestat e tyre, duke shkaktuar bllokime të herëpashershme të akseve rrugore kryesore.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se edhe ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet për disa orë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (sipas orës greke), qarkullimi i automjeteve në këtë aks, konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i pamundur për shkak të protestës së fermerëve. Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.