E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalet rinia shqiptare, turma shtrihet në disa zona të Tiranës
Lajme

Nuk ndalet rinia shqiptare, turma shtrihet në disa zona të Tiranës

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një nga pikat kryesore të grumbullimit të protestuesve në Tiranë, ku qindra persona janë bashkuar në protestën e të rinjve.

Mes pjesëmarrësve ka studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë, të cilët dëgjohen duke hedhur thirrje, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Protesta nuk është kufizuar vetëm në sheshin qendror. Lëvizjet e demonstruesve janë shtrirë edhe në zona të tjera të Tiranës, duke krijuar një situatë të paqëndrueshme gjatë pasdites.

Gjatë paradites, thirrjet për pjesëmarrje të gjerë kishin orientuar vëmendjen drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, grumbullimi në Sheshin “Skënderbej” shënon një tjetër zhvillim të protestës, e cila po vijon mes thirrjeve dhe tensioneve në rrugët e kryeqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.