Nxënësi i Gjuhëve të Huaja pret damarët
Nxënësi i Gjuhëve të Huaja pret damarët në tualetin e shkollës
Një nxënës i klasës së 10 në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët e dorës në tualetin e shkollës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Express mëson se nxënësi D.D është dërguar me urgjencë në spitalin numër 5 në kryeqytet.
Mësohet se veprimin e rëndë, djali ka tentuar ta bëjë edhe para tre muajsh, duke dashur të vetëvritet. Nxënësi i klasës së dhjetë rezulton të jetë me kartelë në spitalin Psikiatrik.
Ngjarja po ndiqet nga efektivët e komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët mbërritën në vendngjarje të njoftuar nga drejtuesit e shkollës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



