E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O hoxhë Elvis Naçi, nuk të ka hije
Flash

O hoxhë Elvis Naçi, nuk të ka hije

Të përdorësh  dy prindër të shokuar nga hataja që u ra mbi kokë!

TIRANË –Reagim i fortë i gazetarit Klodian Tomorri ndaj një videoje të publikuar nga hoxha Elvis Naçi.

Në videon e shpërndarë nga fondacioni i Naçit, shfaqen prindërit e Elvisa dhe Rozina Dhimakut, dy vajzave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Sarandë–Delvinë  të cilët falënderonin për ndihmën e dhënë për shërimin e djalit të tyre 7-vjeçar.

Por për Tomorrin, ky publikim është i pajustifikueshëm. Ai thekson se përdorimi i dy prindërve të shokuar, që kanë humbur dy fëmijë, për t’i kthyer në lajm apo “breaking news”, është i pahijshëm.

“Kam një lloj simpatie në distancë për Elvis Naçin edhe pse nuk e njoh. Nuk është radikal, më është dukur njeri i lexuar dhe ka bërë një punë të mirë me bamirësitë. Por kjo gjë nuk i ka hije askujt, jo më një hoxhe. Këta dy njerëz kanë pësuar një hata përtej hatase. Si mund t’i nxjerrësh në kamera e t’i përdorësh si ekskluzive? Ata janë aq të shokuar sa nuk dinë ku kanë kokën dhe është kollaj t’u shkelësh dinjitetin,”  shkruan Tomorri.

Ai shtoi se ndihma për fëmijën e vogël mund të ishte bërë publike me një njoftim të thjeshtë, pa e kthyer në material publicitar:

“Bravo për ndihmën ndaj djalit, por kjo mund të bëhej thjesht me një njoftim. Ka dinjitet edhe vdekja, or mik. Nuk merren njerëzit ashtu për publicitet, se nuk është aspak e hijshme.”

Reagimi i gazetarit ka hapur debat publik mbi mënyrën se si fondacionet dhe figurat fetare përdorin pamjet e familjarëve të viktimave, në një moment të ndjeshëm tragjedie, për të komunikuar aktivitetet e tyre bamirëse.

Çfarë mendoni ju: A duhet të shfrytëzohen momente kaq të rënda për publikime të tilla, apo ndihma duhet të bëhet pa kamera?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.