O Zot, çfarë fëmijësh po rrisim?!
Enkelejda Veliu| Opinion | Publik.al
Sot kam parë një video horror. E tmerrshme. E frikshme ajo çfarë pashë.
Po.
Një video që qarkullonte nëpër telefonat e adoleshentëve.
Ngjarja ishte kjo: një djalë i kishte një tjetri 150 mijë lekë të vjetra borxh. I vënë nën presion, sepse nuk kishte me ç’të paguante, i propozohet t’i bënte djalit tjetër marrëdhënie orale. Dhe, pa e ditur, filmohej.
O Zot, çfarë po rrisim?! Deri kur kjo çmenduri do të vazhdojë?!
Deri kur do t’i lëmë fëmijët pa iu prishur privatësinë? Deri kur do të trokasim në dhomat e tyre? Deri kur do t’u marrim leje për të hyrë apo për të mos hyrë në dhomë?
Deri kur do t’u tundim para syve “të drejtat”? Deri kur ne s’do të lejohemi të jemi prindërit e tyre? Deri kur prindërit do të flasin në prani të psikologut?!
Deri kur do t’i lëmë të denigrohen kështu, të vrasin dhe të thyejnë njëri-tjetrin deri në palcë?!
Deri kur s’do të ndiejnë asnjë emocion — as dhimbje, as gëzim?!
Deri kur kështu?! Deri kur do të flasim me njëri-tjetrin të trishtuar dhe do të ngremë duart përpjetë, të dorëzuar para këtij realiteti?
Koha për të vepruar është tani.
Koha për t’u mësuar fëmijëve fjalën nder dhe respekt.
Më vonë do të jetë shumë vonë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



