Erseka është shumë larg për SPAK-un”, dhe është pikërisht kjo mendësia pse pushteti e ka zgjedhur si zonë për ta vjelë e për t’ia dhënë prodhimet oligarkëve.
“Pse budallenjë jemi ne ta bëjmë urë e të ruajm peisazhin, mjdesin, florën dhe faunën. Apo tna shkoj fshatari poshtë urës, kujt do ia fus fshatari kështu, t’na e fus neve…”,-janë reagimet e qytetarëve për një digë të ndërtuar në aksin Korçë-Ersekë që ndan mes për mes një zonë të banuar.
Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “ANK” shpk. Oferta fituese prej rreth 24 MILIARD LEKËSH pa TVSH është sa 98% e Fondit Limit. Gjatësia e rrugës është vetëm 4,15 km dhe kostoja për 1 km rrugë përllogaritet në vlerën prej rreth 5,7 MILIARD LEKË.
Ky është rasti i parë për biznesmenin para syve të publikut me anë të ARRSH, me ish-drejtor Ergys Verdhon për Korçë-Ersekë. Drejtor i kësaj kompanie është Ndue Kola. Kompania e tij është po ashtu përfituese e koncesionit të rrugës Milot-Balldren, i shumë-diskutuar dhe i kritikuar për kostot e fryra të vlerës së saj, i dhënë nga drejtori aktual i ARRSH Evis Berberi.
Biznesmeni Ndue Kola rezulton të jetë nip i oligarkut Rrok Gjoka. Pra Kola, i cili ka qenë edhe deputet i PS do të fusë në xhep taksat e qytetarëve shqiptarë me preferencë të qeverisë.
Në koncesionin Milot-Balldren me vlerë fituese 21 Milion Euro morën pjesë Rrok Gjoka me “Gjoka Konstruksion” daja i Kolës dhe ortaku i tij në tendera Bashkim Ulaj me “4AM shpk” ku të dy kanë paraqitur dokumente të mangëta për të nxjerrë fitues Ndue Kolën.
Bëjini vetë llogaritë pse Kola është i paprekshëm dhe pse SPAKU nuk shkon dot deri në Ersekë pasi Dumani është tejet i zënë në Tiranë me arrestimin e policëve që fusin 10 mijë lekësha në xhep.