E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Omerta! Mafia ‘Rama’ dhe koka e Ahmetaj…
Lajme

Omerta! Mafia ‘Rama’ dhe koka e Ahmetaj…

Basir Çollaku

Omerta, kodi siçilian i heshtjes. Kjo është oferta e Mafias në pushtet ndaj ish-zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj, i rikthyer në një intervistë të dytë për gazetarin Çim Peka në Syri.tv të hënën e 29 korrikut. Kanë dalë binarësh. Janë tërbuar. Janë çmendur dhe tani janë gati të vrasin. Madje ultimatumi është për zëvëndësin e Kryeministrit. Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku duket se janë shënjestrat e ministrit në arrati, akuzuar për inceneratorët dhe çështjen “Buka” Në një reagim lajmërues të intervistës Ahmetaj shprehet se i kishin thënë se do të të lëmë fëmijët jetim. Shqeto, do të të vrasim.

Rrëfimet e azilantit tregojnë plaçkitjen e qindra milionë eurove. Inceneratorë, rindërtime nga tërmeti, investime publike, tendera, kush janë abuzuesit e miliardave financa publike. Kush janë ortakët. Si u kap dhe privatizua drejtësia me demek e re. Si mjaftonte një sms për të shkarkuar një gjyqtar dhe prokuror.

Dëshmia e Ahmetajt, duhej të ishte dosje e madhe ndërsa SPAK ka ndenjur çuditërisht e heshtur, me shpresë se harresa do mbulojë bëmat.

Kur në Shqipëri “Ndrangheta” e “Sinaloa” dy nga organizatat mafioze ndërkombëtare të traikut të kokainës, pastrimit të parasë, e shumë krimeve të tjera të rënda, ndër më të frikshmet në planet, kanë lidhje me njerëz të qeveri-bashkisë në Tiranë, janë përfitues e diktues punësh, atëherë kush flet bëhet shenjestër ekzekutimi.

Ne nuk kemi Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino dhe as Ahmetaj ende nuk është një i “penduar” si Tommaso Buscetta, për të nisur proces ndaj një binjakeje të “Cosa Nostra” e mbirë keq e mënxyrshëm në Tiranë nga ajo që Edi Rama ka ndërtuar me vendas e të huaj. Ortakëria kriminale ndërkombëtare nuk e lëshon kryeministrin se e ka në krye të pazareve të nënshkruara. Gjithë ministrat e tij janë në SPAK. Kryebashkiaku gjithashtu. Vëllai i tij Olsi i keqpërfshirë në histori në hetim trafiqesh kokaine dhe jo vetëm. Shkërmoqja nisi me Tahirin e dënuar. Kokën ministër e hodhën në qeli. Beqen e falën shpesh por ai nuk ndalej. Ahmetaj e kuptoj. Do ishte kurbani i rradhës. Jo nga pafajësia. Në lojë janë miliarda. Ish-zv kryeministri di çdo qindarkë. Ka ndarë mendjen të flasë. Kjo ka rëndësi të madhe për drejtësinë. Disa shkresa të dalë nga dijenia e tij kanë zënë lakuriq edhe Prokurorinë e Posaçme. Ajo nuk duhet të kthejë kurrizin. Lajmërimi i vrasjes është bërë publik. Autorët nuk janë anonimë. Pas Ramës, Ballukut, Veliajt, Ballës, të gjithë e dinë se ka mafiozë, trafikantë, vrasës, investitorë strategjikë, Lisi, Coldea, ose Ndrangheta Sonaloa e plot të tjera. Ata kanosën edhe Rai Tre…kur ujërat e pusetës së mafias shpërthyen në Tiranë..Deri të hënën paniku, qeveria dhe SPAK kanë kohë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.