E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Onkologjiku, supermarketi i vdekjes me licencë qeveritare
Lajme

Onkologjiku, supermarketi i vdekjes me licencë qeveritare

Basir Çollaku

Mashtrimet me vdekjen në epideminë e COVID, ku manipuloheshin të dhënat se sa kishin ndërruar jetë, ishin një kanibalizëm institucional. Tronditja me panik brenda ishte shokuese. Modeli i Tires që u merrte para familjarëve ndërsa i “sëmuri”gjendej në morg është shumëfishuar.

Por ne nuk kishim parë gjë akoma!

Onkologjiku

Supermarketi i vdekjes me licencë qeveritare.

Tregtarë vdekjeje. Verbëria e pushtetit, se krimi është noterizuar, nuk njeh limit.

Hipokrati vdiq.  Ia zuri vendin Hipokriti. Mjeku vrasës. Mjeku hajdut. Plaçkitës. Rrufjani ekzekutor.

Është kthyer gara e Mafies brenda qeverisjes.. Kryebashkiaku Veliaj dhe drejtorët privatizojnë Bashkinë. Shqepin çdo qindarkë publike dhe majmin sektin e familjet e tyre. Vjedhin e ndajnë e masakrojnë mundin e çdo taksapaguesi. Banditë zyrash.

Po mjekët?

Rrjeti është me mjekë, farmaci e drejtues spitalesh më thellë ndoshta ministri. Ata kanë garanci shefat që u shërbejnë. Ata janë kasapë. Tregtojnë vdekje me profesionin duke gënjyer e vrarë. Familjarë, fëmijë e prindër, sakrifikojnë, marrin borxhe, kredi, shesin shtëpi e katandi, duke shpresuar të zgjasin ditë jetë për të pafatin e diagnostikuar me sëmundje të keqe. Të afërmit shpresojnë mjerisht se do ndihmohen, pa e ditur se këtë e kërkojnë nga vrasësit. Ky është modeli krijuar. Këta vrasës publikë janë mijëra herë më të mallkuar se çdo trafikant droge. Ministria e KM fiken. Përrallisin justifikime idiote. Po kjo është vrasje me pagesë. Në këtë tmerr paguan viktima. Kryemjek i kësaj skeme është kryeministri. Ai ka ndarë parcelat horrave të tij dhe u merr pjesën. Aq më tepër në shëndetësi. Sepse ai si kryevrasës e di. Sot para nga halli dalin vetëm në spital e në gjyqe. Pushtet që kalon nga morgu. Ne presim këta t’i ndëshkojë Zoti.

Sa duhet të vriten që kjo të ndodhë?!

Qytetarët duhet t’u kthejnë monedhën jo faqen…

Nuk është zgjidhje të largohemi nga ky ferr prodhuar nga pushteti. Duhet larguar me çdo kusht, çmim e mjet, kjo gangrenë qeverisjeje.

Mos prisni t”ju amnistojë kanceri me teserë partie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.