E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozia: Do votojmë kundër Ruçit, i bashkohemi protestës së të përndjekurve
Politikë

Opozia: Do votojmë kundër Ruçit, i bashkohemi protestës së të përndjekurve

Me fillimin e parlamentit të ri pritet të ndizet edhe jeta politike në vend pas pushimeve.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe më parë, opozita do të zhvillojë një protëstë para Kuvendit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Demokratët janë shprehur se nuk do ta japin votën e tyre për kandidaturën e Ruçit, ndërkohë këtë qëndrim ka shfaqur edhe kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili.

Në mbështetje të këtij qëndrimi opozita do t’i bashkohet protestës së përndjekurve politikë, të cilët kundërshtojnë vënie e Ruçit në krye të Kuvendit, pasi sipas tyre, është një figurë që ka patur lidhje me komunizmin.

Edi Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”, – tha Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.