Opozita në Shqipëri: Koha për të riformuluar vizionin dhe përgjegjësinë
Naim Noka
Në këtë moment kritik për Shqipërinë, opozita ka një mundësi historike për të frymëzuar qytetarët dhe për të ofruar një alternativë të besueshme për qeverisje. Megjithatë, kjo mundësi kërkon një reflektim të thellë dhe një angazhim të paepur për transparencë, drejtësi dhe reforma të vërteta. Protesta dje tregoi se nuk ka vdekur shpirti i lirë dhe fryma e protestës.
Çfarë duhet të bëjë opozita për të fituar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve?
Të gjithë flasim individualisht, ose tek e tek në kafene, në shtëpi se kjo qeverisje e ka qelbur dhe është bërë nje tumor i keq për prosperitetin e Shqipërisë. Nuk ka institucion të qeverisjes qendrore dhe lokale që nuk e ka gërryer mola e korrupsionit. Tani beteja është: kush është më shumë i korruptuar. Është fakt që Rama si autokrat ekselent që kontrollon me dorë të hekurt çdo hallkë të pushtetit nuk i po i ruan dot as para syve të tij hajdutët që ka emëruar e promovuar vetë, pas shpinës ka kohë që nuk i kontrollon dot më. Megjithatë kryeministri ynë nuk e prish terezinë dhe rutinën e tij që prej 11 viteve që qeveris. Tani talentin si moderator e shpalos duke intervistuar këngëtarë rroku, dhe figura që i përdor për fasadë dhe propagandë.
Siguria e Ramës në radhë të parë vjen nga aleanca me miliarderët e korrupsionit dhe parave të zeza që kanë pompuar trupin e droguar të ekonomisë tonë. Ai di se ka një ushtri patronazhistësh që në finale janë 187 mijë rrogëtarë adminiatrate në popullsinë e 2.4 ml banorëve sipas INSTAT.
Ai e di se 670 mijë pensionistë që vegjetojnë do të çojnë më shumë vota për 1001 arsye tek shporta e tij.
Po policia nuk do t’i japë një dorë?! Po banditët e nahive nuk do ta mbështesin të blejë nja 70 mijë vota 1000 euro një votë për siguruar fitoren?!
Po 5 milion metra katrore ndërtim në Tiranë nuk do t’i japin një dorë për vota Edi Ramës?!
Ndaj vijon qetësia e Ramës edhe pse shumicën e ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tij i ka në burg. Mandje sikur dhe i vetëm të mbetet në kabinet pa u proceduar në SPAK për korrupsion, i vetmi që kurrë nuk ka faj dhe nuk mban përgjegjësi morale dhe politike është vetë Edi Rama.
A ka shpresë në fund të tunelit për opozitën dhe shoqërinë shqiptare?
Të gjitha kalkulimet e kësaj shoqërie të frustruar dhe eksperimentale tregojnë se Shqipëria ka më në fund opozitën që protestoi mbrëmë . Mijëra protesrues u mblodhën në Tiranë për të shprehur zemërimin dhe pakënaqësinë me qeverinë Rama.
Po çfarë i duhet opozitës që të triumfojë në betejën titanike me pushtetin e Ramës.
Në kushtet e kësaj shoqërie ku nuk ngjason as me atë maqedonase apo me shqiptarët e Kosovës KJO është OPOZITA që kemi. Kjo është e vetmja shpresë që kushdo që nuk e do qeverinë Rama të bashkohet dhe të kontribojë. Por….
Drjetuesit e OPOZITËS në radhë të parë, duhet bashkohen me çdo shqiptar që do ndryshimin dhe rrotacionin. Me një program të qartë dhe të kuptueshëm që nga pensionistët, administrata e deri tek të rinjtë.
Opozita duhet të shpjegojë hapur
vjedhjen për të gjitha Koncensionet në Shëndetësi pa përjashtim.
Këto marrëveshje kanë qenë burim i korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike dhe janë një plagë e hapur për qytetarët.
Transparenca në Infrastrukturë
Çdo rrugë dhe tunel i ndërtuar duhet të jetë objekt i denoncimeve për çmimet e fryra dhe mungesën e transparencës. Përfshirja e aksit Thumanë-Kashar në këtë debat është thelbësore.
Shqiptarët meritojnë të dinë se për çfarë po paguajnë dhe pse këto projekte po kushtojnë kaq shumë.
Përgjegjësia për Inceneratorët
Vjedhjet dhe abuzimet që kanë ndodhur në çështjen e inceneratorëve. Nuk ka vend për amnisti apo trajtim të butë për ata që kanë abuzuar me pushtetin.
Skandali i Mikrokredive
Opozita duhet të flasë qartë dhe hapur për skandalin e mikrokredive dhe të zbulojë emrat e të gjithë të përfshirëve, përfshirë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Transparenca është thelbësore për të rivendosur besimin e qytetarëve.
Shtresa e Mesme dhe Oligarkia
Nuk mund të konsiderohen “shtresë e mesme” ata që kanë ndërtuar shumë kulla. Opozita duhet të jetë e vërtetë dhe të denoncojë oligarkinë që ka marrë në dorë fatet ekonomike të vendit.
Braktisja e Populizmit
Opozita duhet të ofrojë alternativa reale për qeverisje dhe të largohet nga populizmi banal. Energjia e saj duhet të shkojë për zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit dhe jo për interesat e ngushta të individëve të caktuar.
Transparenca për të gjitha ndërtimet e Tiranës
Çdo ndërtim në Tiranë dhe lidhjet e tij me pushtetarët aktualë duhet të jenë të qarta dhe transparente. Kjo është një çështje që preokupon shumë qytetarët dhe kërkon përgjigje të menjëhershme.
Koherenca me SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese
Opozita duhet të jetë koherente në qëndrimet e saj ndaj SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese. Ajo duhet të pranojë punën e mirë ose të denoncojë çdo devijim nga drejtësia.
Ndërgjegjësimi për Pasurinë
Nuk është turp të jesh i pasur në një vend të varfër si Shqipëria, por kjo pasuri duhet të jetë rezultat i punës dhe jo i korrupsionit. Opozita duhet të promovojë një kulturë pune të merituar dhe të ndershme.
Të kërkojë falje për të shkuarën
Opozita duhet të kërkojë falje për pabarazitë dhe diferencimet që instaloi kur ishte në pushtet. Ata që janë përgjegjës për të shkuarën nuk duhet të jenë fytyra e reformave të ardhshme. Të gjithë figurat e opozitës duhet të investojnë në hambarin e votave për ndryshim por nuk mjafton.
Votuesit gri që nuk i blen dot Rama mund të ishin potencial për ndryshim nëse OPOZITA del me një ekip dhe me një program të qartë dhe me figura me integritet se çfarë do të bëjë në mandatin 4 vjeçar.
Opozita mund të shndërrohet në një frymëzim të vërtetë për qytetarët dhe një alternativë që të gjithë duam me parime dhe plan të qartë. Opozita duhet të shpallë një alternativë të qartë fituese dhe ndryshe nga POZITA. Ndryshe nga çfarë bëri Rama në 12 vite. Shqiptarët kanë treguar që votojnë kundra por kjo nuk mjafton. Të paktën të tregojmë që jemi fqinj me Maqedoninë e Veriut dhe dimë të votojmë si shqiptarët e Kosovës. Rama nuk mundet pa një platformë të besueshme dhe origjinale që të frymëzojë rininë dhe votuesit indiferentë. Në të kundërt Rama është aty, priteni kur të marrë intervistë në podkastin e tij Sali Berishën në vitet që do të vijnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



