OSBE për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Proces i zhvilluar në një klimë të polarizuar

“Proces konkurrues, por klimë e polarizuar”! OSBE. Partia në pushtet përdori burimet shtetërore gjatë fushatës

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin mbi zgjedhjet e 11 majit ku evidentohen një seri parregullsish lidhur me procesin. Në raportin e publikuar një ditë pas zgjedhjeve, ndërkohë që vijon numërimi i votave, OSBE/ODIHR evidenton si probleme që njollosin procesin nga shpërdorimi i burimeve shtetërore dhe përdorimi i tyre në favor të partisë në pushtet, te skemat e pensioneve dhe faljen e gjobave, vendimi i marrë 48 orë para zgjedhjeve nga Qeveria Rama.

“Disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara. Përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV duhet të adresohet.

Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave. Disa nga raportuesit tanë kanë raportuar shqetësime për shitblerjen e votave, apo presionin ndaj zgjedhësve, përfshirë nëpunësit e administratës që përbëjnë një segment të konsiderueshëm të elektoratit.

Ngrihen shqetësime për disa elementë të reformës elektorale. Ka hapësirë për të rritur transparencën e procesit zgjedhor. Vëmendje duhet ti kushtohet marrjes së masave që çdo votë të jetë me të njëjtën vlerë në të gjithë vendin”, vlerësohet në raportin e OSBE/ODIHR.

Sa i takon medias, raporti evidenton se problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla.

Në vijim, raporti i OSBE/ODIHR thekson se legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata nuk parandaloi abuzimin, krijoi autocensurë.

“Dy partitë kryesore ishin ato që dominuan mbulimin e gazetarëve. Pati edhe mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online. Mekanizmi i ri ndërinstitucional për të ndaluar krimet zgjedhore është një zhvillim që mirëpritet, por është e nevojshme të ketë persistenë në ndalimin e praktikave abuzive.

Pati mosrespektin të proceduarve, intimidim. Këto janë pikat kryesore. Më lejoni të flas më tej për disa gjetje dhe konkluzione të tjera. Një ditë shumë pak para datës së zgjedhjeve, u falën gjobat, vendim i 2024 dhe të tjera vendime afër zgjedhjeve.Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore në vend, jo debatin e ideve”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

“Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues. Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive.

Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara.

Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar.

Prania e disa personave në afërsi të QV ishte diçka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. i bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa.

Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë.  Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm.

Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim”, thuhet në raport.

Një pikë që vlerësohet në raport është marrëveshja mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme që ofroi mundësi më të mira për hetimin e procedimin e krimeve zgjedhore.

Një apel OSBE/ODIHR e kishte për qeverinë e re, që do të krijohet bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës në frymë e gërmë e të vijojmë reformat themelore me konsensus kombëtar.

Shpresojmë që Parlamenti i ri të miratoj legjislacion të ri dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR.

Shpresojmë që gjuha e përdorur të ketë tona më të buta. PE do vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri.

Angazhimi i Shqipërisë për të ardhmen e BE-së është një element i radhë i konsensusit kombëtar, cilado  nga 2 partitë kryesore të dalë fitimtare në këto zgjedhje do të duhet ta dëshmojë këtë.

Duhet të rrisim besimin në zhvillimin e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Lamberto Zannier, shefi i misionit të OSBE-ODHIR dha një mesazh për partitë politike.

“Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve, si u zhvillua fushata, rolin e medias, ju do ta shihini që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, nuanca, ka fusha ku standardet janë më të larta, ka fusha që ka nevojë për përmirësim.

Kjo sa i përket standardeve. Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë. Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë”, tha Zannier.

Në vijim ai shtoi se vëzhguesit tanë afatgjatë patën mundësinë të shihin disa aktivitete zgjedhore në fillim të fushatës.

“Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati edhe sulme nga drejtuesit kryesorë të partive politike sidomos online dhe mjedisin politik, që tregon një politizim tejet të madh dhe mosbesim.

Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është dhe ndërveprimi me popullatën lokale.

Ne kemi dëgjuar vazhdimisht për presione ndaj administratës publike, për përdorim të nënpunësve shtetërore. Kjo u pa edhe nga vetë nënpunësit në shumë raste, duke përfshirë edhe në aktivitete të mëdha ku shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve, edhe falja e gjobave.

Këto i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kurse të pabarabartë garimin.

Ne kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje. SPAK ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve si dhe platformën online për raportime nga publiku”, theksoi Zannier.

Në vijim ai shtoi se pavarësisht ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten të padresuara.

“Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. Ne pamë se përgatitjet për zgjedhjet efiçente përgjithësisht dhe të menaxhuara mirë. Patëm bashkëpunim të mirë me KQZ, administrata zgjedhore ishte transparente në përputhje përgjithësisht me afatet ligjore. Në ditën e zgjedhjeve kishte zgjedhës të pafamiljarizuar që s’e dinin se si të votonin në disa qendra votimi. Trajnimi i komisionerëve mund të ishte më eficent dhe efikas. Për votimin elektronik, në disa qendra  tregojnë nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve për përdorimin e këtyre zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë mundësi të shihnin disa aktivitete zgjedhore.

Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë që reflektojnë mjedisin politik.

Rol të rëndësishëm është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presion të nëpunësve  dhe përdorim të burimeve që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi. Kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje. SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve si edhe platformën online për raportimin nga publiku, kjo përfshin edhe mundësinë që prokurorët dhe hetuesit të bashkëpunojnë me autoritetet lokale. Fushata në rrjete sociale mbetet e parregulluar.

Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale ishin të dukshme dhe nuk pati autoritet për të manipuluar përmbajtjen politike online. Na u ankuan për mbylljen e TikTok para zgjedhjeve. Financimi i fushatës mbetet sfidë e rëndësishme, nga 2020 ka pasur ndryshime të kufizuara lidhur me rregullat e financimit të fushatës. Pozitive është që KQZ  e shpërndau në kohë fondet publike”, u shpreh Zannier.

Ndërkohë që Farah Karimi, Koordinatore Special dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, tha se “mendoj se nëse lexoni raportin ju do të shikoni se në fakt po, ne i kemi përmendur, kemi shkruar për këtë presion. Sidomos për presionin ndaj njerëzve në administratën publike. Pra është diçka që e kemi adresuar në raportin tonë. Kjo është diçka që e përmendim si anë negative të asaj çka kemi parë e çka kemi dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që unë ta theksoj këtë. Kjo është diçka që ne e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë. Pra mendoj se po. Kjo është një pikë shumë rëndësishme.

Se dyti unë dua të them, në fakt nuk ndihem e sigurte, të themi se që të flas për policinë. E vetmja gjë që mund të them është se gjatë takimeve që kemi patur me Prokurorinë e Përgjithshme apo me SPAK, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar atyre nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund te them. Por ky është informacioni që kemi”.

Publikuar nga Publik Media