E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paguhen 100 milionë lekë për tu sharë në parlament deputetët
OP-ED

Paguhen 100 milionë lekë për tu sharë në parlament deputetët

[breaking_news_ticker id=”1″ t_length=”35″ bnt_cat=”” post_type=”post” title=”Breaking News” show_posts=”5″ tbgcolor=”222222″ bgcolor=”333333″ bnt_speed=”500″ bnt_direction=”up” bnt_interval=”3000″ border_width=”0″ border_color=”222222″ border_style=”solid” border_radius=”0″ show_date=”show” date_color=”b23737″ controls_btn_bg=”dd3333″ bnt_buttons=”on”]Në parlament ka “luftë” mes palëve që duket më shumë si puna e një “mercenari” të mirë paguar i cili çohet në betejë. Vetë deputetët duan të quhen përfaqesues të popullit, por në fakt janë përfaqësues të një liste që përgatitet nga kryetari i partisë, për “merita” të veçanta mercenarizmi dhe servilizmi në shumicën dërmuese të rasteve.

Morali i mandatit të deputetit apo beteja për ta rrëmbyer atë nga partia është jo aq parimore sa duket. Idealet thuajse kanë vdekur, parimet nuk ekzistojnë, në thelb mandati i deputetit është një rrogë e majme, përfitime dhe benefite të tjera që vijnë nga ky mandat.

Nga të dhënat zyrtare  deputetët përfitojnë nga 80 deri në 100 milion lekë (të vjetra) të ardhura në mandat, nga puna e tyre si “mercenarë” të partisë në kuvend.

Sipas të dhënave deputeti i Tiranës përfiton pagën bruto 1.6 milion lekë, 300 mijë lekë si shtesë për karburant dhe shofer, 170 mijë lekë shpenzime telefoni, si dhe 20 mijë lekë për çdo mbledhje komisioni (jo më shumë se 12 mbledhje në muaj). Një shumë prej rreth 2.2 milion lekë bruto përfiton një deputet i kryeqytetit, neto paga shkon tek 1.7 milion lekë. Tirana ka aktualisht 32 deputete afërsisht 1/5 e parlamentit aktual.

Deputeti në Korçë, Kukës apo Gjirokastër përfiton 550 mijë lekë për karburant dhe shofer, dyfishin e shumës që merr një deputet në Tiranë. Shtesë është edhe vlera 240 mijë lekë që jepet si dieta për deputetët që nuk kanë shtepi në Tiranë. Pra në total vlera shtohet me gati gjysëm milioni lekë. Një deputet në këto zona përfiton te pakten 2.7 milion lekë page bruto dhe rreth 2.2 milion lekë neto.   Janë 100 milionët në mandat  e jo idealet.

Këtë shumë në parlament e përfitojnë edhe përsona me precedentë penalë, kllouna politikë, qafira dhe palaço që vijnë dhe ikin sipas shërbesës që i bëjnë ngjyrës që përfaqësojnë. Ajo sallë ka edhe intelektualë dhe përfaqësues dinjitozë dhe me vlera, por në shumicën e saj ajo ka “mercenarë” që shqiptarët i paguajnë me dhjetra milionë lekë në një mandat katër vjeçar, ku ata majmen dhe bëjnë moral në emër të popullit, kur në fakt i ka zgjedhur partia si “mercenarë” të përkoshëm.    Përfitimet e mësipërme ishin shumat që përfitojnë si paga, pa folur për udhëtimet falas jashtë shtetit, dreka e darka, pasaporta diplomatike për familjen, kredi të buta. Publik.live/11.04.17

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.