E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pali, viktima e parë e mikrokredive, kush do jetë i radhës?!
Lajme

Pali, viktima e parë e mikrokredive, kush do jetë i radhës?!

Pal Trashaj është viktima e parë, publike, e skemës së mashtrimit nga mikrokreditë.

Historiani 63-vjeçar nga Lezha dhe kryetar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë para ambienteve të SPAK.

Ditën e djeshme ai ka kërkuar të takojë kreun Altin Dumani dhe t’i denoncojë skemën e mikrokredive ku ishte përfshirë. Por pasi zyrtarët e këtij instituticioni nuk e kanë pritur me justifikimin se çështja e tij i ka kaluar një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022, Pali ka pirë fostoksinë në oborr.

Historia e tij nis në vitin 2008 kur ai mori kredi me vlerë 1 milion lekë për rikonstruksionin e shtëpisë. Shlyerja e kësaj kredie u kthye në një makth për të pasi ndër vite kjo kredi u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë, pronës, makinës dhe pagat e të gjithë familjarëve.

Nga kredia që kishte marrë, Palit i kishin mbetur edhe 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja), por duke qenë se pjesë e kësaj skeme ishte Micro Credit Albania vlera e kredisë për t’u shlyer kishte arritur në 4.8 milion lekë.

Këtë skemë abuzimi e mashtrimit të MCA, Pali e kishte denoncuar dhjetëra herë, por askush s’i kishte marrë seriozisht denoncimet e tij edhe pse Banka e Shqipërisë, Prokurori i rrethit dhe Ministri i Drejtësisë ishin njoftuar për problemin që ai kishte në skemën e mikrokredive.

Publik Media ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme shkeljet dhe mashtrimet MCA, por ndërhyrja e guvernatorit Gent Sejko dhe masat e tij kanë qenë të vonuara dhe jo të duhura.

Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me penalitete të padrejta, sekuestrim pronash si dhe shkelje të procedurave përmbarimore dhe se në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria ‘Micro Credit Albania’ si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

Pak kohë më parë, disa prej personave ta përfshirë në skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën “skema mashtruese dhe piramidale”, u arrestuan, por arrestimi i tyre ishte thjesht maja e ajsbergut pasi skemat e tyre shtrënguese, abuzuese dhe mashtruese vijojnë ende.

Ngjarja tragjike e Palit ngre shumë pikëpyetje që shqetësojnë jo vetëm të përfshirët në skemat e mikrokredive, por edhe qytetarët e thjeshtë.

Kur do marrin fund skemat e mashtrimit nga MCA dhe shoqëritë përmbaruese të tyre?

Kur do reagojë guvernatori i Bankës Shqipërisë, Gent Sejko ndaj këtyre skemave mashtruese?

Kush do jetë viktima e radhës nga mikrokreditë?

Të gjitha këto pyetje do zeroheshin nëse qytetarët do gjenin drejtësinë e munguar pa u vetësakrifikuar me akte ekstreme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.