E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje që thyen zemrat, moderatorja përlotet për Masakrën e Reçakut
Lajme

Pamje që thyen zemrat, moderatorja përlotet për Masakrën e Reçakut

Serbët i vranë të atin në gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ditën e djeshme, në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, edicionet informative rikthyen në kujtesë një nga plagët më të rënda të historisë sonë kombëtare – gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Një tragjedi që, edhe pas kaq vitesh, mbetet e paharrueshme dhe e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar.

Dhimbja vijon të jetë e pranishme, e pashuar dhe e trashëguar brez pas brezi.

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë thellësisht prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror të lajmeve në RTK, Vlora Fetoshi, e cila nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot pas transmetimit të kronikave për homazhet në Reçak dhe masakrën e Krushës së Madhe.

Për vite me radhë, Vlora kishte zgjedhur ta mbante në heshtje dhimbjen personale për humbjen e babait të saj, i cili u vra mizorisht nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë masakrës së Krushës. Një dhimbje e thellë, e jetuar në heshtje, por kurrë e shëruar.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kjo heshtje u thye. Lotët e saj nuk ishin vetëm emocione të një prezantueseje, por zëri i një vajze, i një familjeje dhe i mijëra familjeve shqiptare që mbajnë ende mbi supe peshën e krimeve të luftës.

Ajo nuk lexoi thjesht lajme. Ajo solli në ekran dhimbjen kolektive, kujtesën historike dhe plagën që ende rëndon mbi Kosovën dhe mbi ndërgjegjen tonë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.