E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të rënda! Studenti me plagë në gjoks, krahë e shpinë nga plumbat e gomës
Lajme

Pamje të rënda! Studenti me plagë në gjoks, krahë e shpinë nga plumbat e gomës

Pamje shqetësuese nga protestat e ditëve të fundit ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së Policisë dhe respektimin e protokolleve për përdorimin e mjeteve të forcës.

Një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar me plumba gome nga efektivë të Policisë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë. Sipas raportimeve, ai ka pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit, përfshirë gjoksin, krahët dhe shpinën.

Pamjet e publikuara tregojnë plagët e të riut dhe kanë rikthyer vëmendjen te mënyra se si po menaxhohen protestat, në një kohë kur ndërhyrjet e forcave të rendit dhe përdorimi i mjeteve të posaçme kanë shkaktuar reagime e shqetësime.

Sipas protokolleve të përdorimit të plumbave të gomës, këto mjete duhet të përdoren nga distancë e përshtatshme, duke synuar pjesën e poshtme të trupit, veçanërisht këmbët, për të reduktuar rrezikun e dëmtimeve të rënda.

Rrethanat e sakta në të cilat është plagosur i riu, distanca nga e cila është qëlluar dhe nëse është respektuar protokolli i përdorimit të forcës mbeten për t’u verifikuar. Deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, këto elemente ngrenë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje nga autoritetet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.