Pamje tronditëse nga Santorini, rrugët kthehen në lumenj
Moti i përkeqësuar ka sjellë përmbytje në disa zona të Greqisë, duke krijuar vështirësi të përkohshme për qarkullimin dhe jetën e përditshme. Situata më problematike raportohet në ishullin e Santorinit, ku reshjet e dendura të shiut kanë kthyer rrugët kryesore në rrjedha uji.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sasi të mëdha uji që përshkojnë zonat urbane, ndërsa automjetet lëvizin me vështirësi. Pavarësisht intensitetit të reshjeve, deri në këto momente nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet greke kanë vendosur strukturat e emergjencës në gatishmëri, pasi parashikimet meteorologjike sinjalizojnë një përkeqësim të mëtejshëm të motit. Një valë e re reshjesh pritet të përfshijë zonën gjatë orëve të natës, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



