Pano: TikTok nuk është rreziku, por një kryeministër që u udhëzon fëmijëve kërkime të papërshtatshme

Në një postim të fundit në Facebook, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit Edi Rama ndaj fëmijëve dhe ndikimeve të mundshme negative në shëndetin e tyre mendor.

Pano thekson kontradiktat e qeverisë, duke kujtuar se dikur Rama kishte paralajmëruar për rrezikun që paraqiste TikTok-u për fëmijët, ndërsa sot ai po i përdor fëmijët për qëllime politike, duke i nxjerrë në publik dhe u kërkuar atyre të kërkojnë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.

Postimi i plotë:

Dikur, Edi Rama na thoshte se TikTok-u ishte një rrezik kombëtar për fëmijët. Sot, në kulmin e fushatës, i nxjerr vetë fëmijët në mes të ditës, me listë në dorë, për të bërë tifozllëk për partinë e tij.

Dhe pastaj, me një “urtësi” të pashembullt, u thotë të kërkojnë në Google fotot e tij nudo.

Pyetja është: A është TikTok-u rreziku, apo një kryeministër që u jep tutorial fëmijëve për të kërkuar përmbajtje pornografike?

Ky nuk është kryeministër. Ky është një kërcënim real për shëndetin mendor të brezit të ri.
Është koha ta ndalim këtë marrëzi.

Më 11 maj, voto kundër degradimit.
Voto për familjen.
Voto për fëmijët.
VOTO PD-ASHM
VOTO JONATHAN PANO

Publikuar nga Publik Media