Paralajmërimi i fortë: Erion Veliaj mund të kandidojë si i pavarur
Juristi Ylli Manjani ka komentuar situatën politike të Erion Veliajt, duke vënë në dukje se kryebashkiaku i Tiranës ka hyrë në një përplasje të drejtpërdrejtë me Partinë Socialiste, dhe se ka ende mundësinë ligjore për të kandiduar si i pavarur në zgjedhje.
“Erion Veliaj ka hyrë në një betejë politike me partinë e tij, kjo është e qartë,” u shpreh Manjani, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Ai shtoi më tej:
“Po sikur Erion Veliaj të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhje? Mundësinë ligjore e ka. Tjetër është nëse fiton apo jo. Veliajt nuk i ka ngelur gjë tjetër.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



