E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas deklaratës skandaloze për Kosovën, ministrja serbe kërkon falje
Bota

Pas deklaratës skandaloze për Kosovën, ministrja serbe kërkon falje

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut, pasi deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë vendit.

Paunoviç reagoi duke sqaruar se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nga intervista ishte shkëputur vetëm një fragment prej 7 sekondash, duke deformuar kuptimin e plotë të asaj që kishte thënë.

Megjithatë, në materialin e transmetuar nga media ku ajo dha intervistën, dëgjohet qartë teksa shprehet se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Pas reagimeve të shumta, ministrja theksoi se deklarata nuk përfaqëson një qëndrim politik zyrtar, por një reflektim personal të lidhur me rrëfimin e saj.

“Kjo ishte historia ime, jo një deklaratë politike. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.