Pas dhunës brutale, i riu me humbje kujtese dhe dëmime të rënda
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që, sipas raportimeve, u përplas forcërisht në tokë dhe u dhunua nga efektivë të policisë gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Sipas një familjari, i riu ka pësuar dëmtime në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, si dhe ka kaluar një periudhë me humbje të kujtesës pas ngjarjes.
Familjari ka bërë të ditur se Muhamet Skana ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se ka nisur gradualisht të rikujtojë atë që ka ndodhur. Sipas të njëjtit burim, dëmtimet e pësuara konsiderohen të rikuperueshme.
“Ka pasur humbje të kujtesës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore. Është jashtë rrezikut për jetën, tani sapo ka filluar të kujtojë. Ka dëmtim të kafkës, por çdo gjë është e rikuperueshme. Edhe shtylla kurrizore është e rikuperueshme”, ka deklaruar familjari për mediat.
Rasti i të riut ka rikthyer vëmendjen te incidentet e raportuara gjatë protestës studentore në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Ndërsa gjendja shëndetësore e Muhamet Skanës paraqitet jashtë rrezikut për jetën, rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësitë për dhunën e pretenduar mbeten për t’u sqaruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



