E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi njoftoi shfuqizimin e tyre, Rama rikthen skemën e Investimeve Strategjike
Ekonomi

Pasi njoftoi shfuqizimin e tyre, Rama rikthen skemën e Investimeve Strategjike

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

Qeveria duket se do të ringjallë, të paktën për momentin, ligjin e famshëm për investimet strategjike, pasi aplikimet e mbetura të bizneseve do të kenë mundësi të vazhdojnë të shqyrtohen sipas skemës së vjetër, edhe pas shfuqizimit të tij.

Pas njoftimit se ligji do të shfuqizohej, Skyweb.al mëson se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është duke punuar për një ligj të ri, i cili ruan trajtimin sipas ligjit ekzistues edhe për subjektet që kanë aplikuar, por ende nuk kanë marrë status strategjik.

Skema e vjetër do të mbyllej për aplikimet e reja, ndërsa dosjet e dorëzuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri do të vazhdonin rrugën e shqyrtimit.

Siç mëson redaksia, drafti i ri parashikon shfuqizimin e ligjit 55/2015 për “Investimet Strategjike”, por neni 59 përcakton se subjektet që “kanë përfituar, apo që kanë aplikuar” për status strategjik do të vazhdojnë t’u nënshtrohen dispozitave të ligjit të vjetër.

Pikërisht fjalët “apo që kanë aplikuar” mbajnë hapur mundësinë për përfitues të rinj. Një biznes që ka dorëzuar kërkesën më parë mund të marrë status edhe pas shfuqizimit.

Kjo dispozitë ruan vazhdimësinë e një skeme që opozita e ka kritikuar për favorizimin e bizneseve pranë pushtetit. /skyweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.