E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi u largua nga PS, Koçeku flet ‘pa dorashka’: Jetoj me qera!
Lajme

Pasi u largua nga PS, Koçeku flet ‘pa dorashka’: Jetoj me qera!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila disa muaj më parë u shkëput nga Partia Socialiste dhe iu bashkua protestave kundër kryeministrit Edi Rama, ka ndarë detaje mbi stilin e saj të jetesës, duke theksuar se zgjedh një jetë të thjeshtë dhe larg luksit.

Në një intervistë për Media60, Koçeku u shpreh se aktualisht jeton me qira si në Tiranë, ashtu edhe në Shkodër. Ajo nënvizoi se nuk ka si qëllim të ndërtojë një imazh të pasur apo të shfaqë standarde luksi, duke qëndruar besnike ndaj mënyrës së saj të jetesës ndër vite.

E pyetur në lidhje me kolegen e saj, Zegjine Çaushi, për blerjen e një apartamenti të kushtueshëm, deputetja zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt, por dha një përgjigje të qartë për veten e saj.

“Unë jetoj me qira si në Tiranë, si në Shkodër. Nuk do të më shihni kurrë duke blerë një apartament apo duke frekuentuar vende shumë të shtrenjta, sepse nuk kam qenë asnjëherë fanse e kësaj jete dhe vazhdoj të mos jem”, u shpreh Koçeku.

Ajo theksoi se qëllimet dhe mënyra e saj e jetesës janë të lidhura ngushtë me përvojat e saj të mëparshme dhe me bindjet personale, duke shtuar se këto parime nuk ndryshojnë, pavarësisht rrugëtimit të saj në politikë apo jashtë saj.

Deklarata e saj vjen në një moment kur figura publike dhe përfaqësuesit politikë shpesh janë në fokus për mënyrën e jetesës dhe pasurinë e tyre, ndërsa Koçeku duket se synon të diferencohet përmes një qasjeje më modeste dhe të thjeshtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.