E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuritë e lidhura me Mir Pepën vendoset nën sekuestro
Lajme

Pasuritë e lidhura me Mir Pepën vendoset nën sekuestro

Një operacion i gjerë i SPAK ka goditur një grup të dyshuar kriminal, në krye të të cilit dyshohet të jetë biznesmeni Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa, i shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro, që përfshijnë kompani të lidhura me “Pepa Group”, hidrocentrale (HEC), struktura hoteliere, apartamente si dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Në kuadër të këtij operacioni, janë firmosur gjithsej 11 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Një pjesë e të dyshuarve është arrestuar, ndërsa operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit dhe gjurmimin e aseteve të tjera të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.