E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patronazhimi i kafshatës, vota e 2025
Lajme

Patronazhimi i kafshatës, vota e 2025

Basir Çollaku

Dua kaq emra, miq, të afërm, familjarë, shokë, bëj ç’të duash, 5, 7, 10 vota. Nëse jo e di se çfarë do të ndodhë. Ikën nga puna. Nëse vëllai, motra, kushëriri, që jeton në Milano, Selanik, Londër, kudo nëpër Evropë dhe botë ku gjezdis eloktoralisht shefi qeverisë dhe nuk shkon në takime të tij, atëherë mendo për një punë tjetër. Emigrantët janë shënjestra e re e mazhorancës, pas eksodit masiv, si një mundësi për të zëvendësuar braktisjen e brendshme. Kemi një patronazhim të ri. Jo thjesht informacion në detaje për kë voton, kë mbështet. Jo. Tani kemi Patronzhim të Kafshatës. Një përshkallëzim agresiv kontrolli të dhunshëm. Mjerimi ekonomik i thelluar, ka rritur varësinë frikshëm ndaj pushtetit. Fatkeqësisht varësia e stomakut, është bërë faktor me rëndësi të madhe zgjedhore në Shqipëri, duke qenë krimi i parë elektoral dhe penal i shfaqur përditë e më shpesh gjashtë muaj para datës së votimeve. Bizneset kanë gjithnjë e më  të pranishëm taksidarët kanosës te dera. Gjithnjë duke kontrolluar edhe punësimet e tyre në varësi të votës. Buxheti hodhi ca gjysmë gjela pensionistësh, një  me nisjen e fushatës, e tjetrin para datës së parlamentarëve. Masakra e buxhetit është dëshmi shtesë. Autokrati kërkon të qëndrojë në karrigen e kryeministrit me çdo kusht, duke e përdorur si mjet dhe mundësi amnistie nga ndjekja penale.

Duke prodhuar panik, frikë, pamundësi ushqimore, heqje mundësisë së punës, rrezikun e pronës, përdorjen e drejtësisë, mazhoranca ka krijuar një moçal sa kriminal aq edhe asgjësues të procesit. Mbikëqyrja elektronike dhe fizike është e imtësuar në çdo zhvillim. Ka një lloj dosje reale për këdo dhe mbi të korrektohet se si duhet rrëmbyer vullneti elektoral. Bandat duket se janë duke ribërë kontratën 2025 me pushtetin. Rama me ndikimin e madh në drejtësinë e kontrolluar nga ai dhe Noc Rroku arrin të shesin kohë shtesë për të pandehur të shumtë. Japin mundësi rikuperimi. Kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime për t’iu shmangur hetimeve dhe sekuestrimeve pasurore. Drejtues të Krimit të Organizuar nuk do të braktisin modelin “Çyrbja” të propozimeve të deputetit që duan.

Sot jemi në pikën ku deputeti që do Rama nuk ndryshon nga propozimet alla “çyrbe” apo “gjoka”  “bajri” “çela” . Kjo edhe për shkak të biznesit të përbashkët ekonomik dhe kriminal. Ata janë aksionerë në emërim-punësimet duke nisur nga Kuvendi, administrata e drejtësia pa harruar policinë ku kanë marrë kupolën si garanci e majit 2025. Nëse shkon në punë, në treg, investim, import, eksport, prokurori, gjykatë, të dërguarit Bordit të Mafias kanë shënuesin e tyre. Tani Ekuadori, Kolumbia, Venezuela, viset e kokainës kanë bizneset e shtuara në Shqipëri. DEA ka dhënë shenja se do të rrisë dozën e ndikimit me goditje. A do të jenë të kontrolluara?! A do të paguajë “Rama” për t’u hetuar intensivisht kur të mos jetë në detyrë?! A do të shesë peshqit e ekipit si Veliaj, Balla, Balluku?! Në kontrollin kriminal ai ka krijuar Patronazhimin e Kafshatës. Qytetarët nëse binden kanë blerë skllavërinë. Nëse refuzojnë kanë mundësi të rikthehen të lirë të nesërmen. Askush nuk mund tua dhurojë këtë mundësi nëse e djegin vetë. Më mirë i uritur dhe sakrifikues pak muaj se nën diktaturën e re të Ramës dhe Mafias, si bast asgjësimi..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.