PD-ASHM fiton Kavajën me 3000 vota më shumë

Qyteti i Kavajës ka treguar edhe njëherë tjetër se është djepi i demokracisë, duke e thyer partinë-shtet edhe në bastionet e tyre historike socialiste.

Pas përfundimit të numërimit, në zonën e Golemit që është konsideruar si bastion i majtë prej 20 vitesh, PD-ASHM ka siguruar një fitore historike.

Gjithashtu në njësitë Helmas, Synej, Luz i Vogël që ishin kthyer në bastione të majta, në këto zgjedhje ka fituar PD-ASHM.

Një tjetër fitore e PD-ASHM është shënuar në të 44 Qendrat e Votimit në qytetin e Kavajës, ku në total diferenca me PS është 2899 vota për demokratët.

Rezultati i votave në KAZAZ-në e Kavajës:

ASHM-PD – 10626

PS – 7727

Publikuar nga Publik Media